“Lamtumirë Aldino”/ Shqiptari që humbi jetën në Itali, do të festonte ditëlindjen javës tjetër

Date:

- Advertisement -

Shqiptari i cili njihej nga të gjithë si “Aldino”, Aldo Gjoka, humbi jetën më 7 shtator pas një aksidenti tragjik duke lënë pas, në dhimbje, prindërit dhe motrën.

29-vjeçari po udhëtonte me motor dhe humbi jetën pas një aksidenti që u regjistrua në Torre Specchia.

Aldo Gjoka lindi në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe, ndërsa në datën 19 shtator do të festonte ditëlindjen.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka pasur shumë mesazhe ngushëllimi për vdekjen e tij, ku shokë e të afërm i kushtuan disa shkrime prekëse.

5 vite më parë Cristiano Spedicato, miku i ngushtë i Aldo Gjokës, humbi jetën në një aksident me motor në unazën e Leçes në moshën 23-vjeçare.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related