Lojtari u shtir si i dëmtuar që Amrabat të bënte iftar gjatë ndeshjes, ndodh në ndeshjen e Interit në muajin e Ramazanit

Date:

- Advertisement -

Fiorentina ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen ndaj Interit dhe rezultati përfundimtar ka qenë 0-1. Giacomo Bonaventura vendosi fituesin e këtij takimi në pjesën e dytë. Për Fiorentinën, të gjithë ndeshjen e luajti Soyan Amrabat, i cili ishte agjërues dhe e prishi agjërimin me një banane dhe një gotë ujë në fund të ndeshjes në Giuseppe Meazza.

Sipas orës, dielli në Milano perëndoi në orën 19:51 dhe në atë moment ishte koha e iftarit. Më pas erdhi gjesti i madh i Luca Ranierit. Italiani, i cili është i krishterë, u shtir si i dëmtuar në mënyrë që Amrabat të bënte iftarin. Ranieri u rrëzua papritmas në fushë dhe Amrabat shkoi në cepin e fushës, ku stafi i Fiorentinës i dha një shishe ujë dhe një banane. /Sport Ekspres/

VIDEO

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related