“Luajtën keq të gjithë ata që hyn fushë”, Inzagi pranon humbjen në derbi: Futbolli nuk të fal, 8 pikë në 5 ndeshje janë pak

Date:

- Advertisement -

Pas një kohe të gjatë pritjeje, Milani ka arritur t’i marrë një fitore Interit në derbi. Kuqezinjtë morën tre pikët pas golit të shënuar në minutën e 89 nga Gabia, i cili fiksoi shifrat në 1-2. Pas përfundimit të sfidës, Simone Inzagi ka marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes, teksa ka theksuar se zikaltrit duhet të jenë më tepër skuadër.

“Nuk e kemi nënvlerësuar Milanin. E dinim që Milani është i fortë. E kishim përgatitur ndeshjen mirë, por në fushë u pa pak. Kanë luajtur keq të gjithë atë që kanë hyrë në fushë. Nuk ishim skuadër. Duhet të përshpejtojmë, sepse 8 pikë në 5 ndeshje janë pak. Milani iu qas ndeshjes shumë më mirë se ne. Kanë luajtur më mirë. Unë jam trajneri dhe jam përgjegjësi. Më vjen keq që kemi humbur një derbi në këtë mënyrë. Duhet të jemi më shumë skuadër. Nuk ishim dhe futbolli nuk të fal. Milani fitoi me meritë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Interi pushtohet nga “djalli”, Milani fiton derbin në minutat e fundit të lojës

Milanoja vishet kuqezi. Milani ka mposhtur me shifrat 1-2...

VIDEO/ Milot Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër...