Luksi i shfrenuar i gjimnazistëve për mbrëmjen e maturës

Date:

- Advertisement -

Halli më i madh i prindërve shqiptar në ditët e sotme nuk janë notat e maturës për fëmijët e tyre, por me çfarë makine do shkojnë në mbrëmje. Në një vend që po varfërohet çdo ditë, mendjemadhësia kalon kufijtë e humanes dhe të gjithë duan të duken si “boba” qoftë edhe për disa orë. Vit pas viti gjimnazistët konkurojnë njëri-tjetrin se kush ka marr makinën më të shtrenjtë e më të fundit në qarkullim.

Një biznes edhe për kompanitë që ofrojnë makina me qira, të cilat po rrisin fitimet falë kapriçove të gjimnazistëve. Nga 200 deri në 500 euro, dhe në disa raste 1 mijë euro kushton marrja me qira e një makine për maturë. Markat “G Class”, “Audi”, “BMW” apo “Rang Rover”, konkurojnë njëra-tjetrën në mbrëmjen e maturës.

Gjimnazistët janë të gatshëm të shpenzojnë edhe sa tre vitet e tarifës se universitetit për një natë, në një shpenzim luksi të pamenduar. Në rrjetet sociale gjeni video sesi maturantët po djegin gomat e makinave të luksit në mbrëmjen që i largon nga gjimnazi dhe i çon drejt universitetit, aty ku nis realisht jeta për një të ri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...