Mario Mitaj transferohet në Arabi, shok skuadre me Benzema dhe Kante

Date:

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtares, Mario Mitaj, do të jetë blerja më e re e skuadrës arabe, Al-Ittihad.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari sportiv italian, Gianluca di Marzio, i cili gjithashtu jep detaje mbi transferimin e bujshëm.

Sipas tij, shifra e huazimit 1 vjeçar do të jetë 1 milion e 200 mijë euro, ndërsa në fund të sezonit ekipi i Ligës Pro në Arabinë Saudite do të shlyejë edhe 5 milionë euro të tjera për blerjen e kartonit të Mitajt.

Mitaj do të jetë shok skuadre me tre yje të futbollit francez si Benzema, Kante dhe Diaby.

Futbollisti i Kombëtares kaloi nga AEK i Athinës te Lokomotiva e Moskës në vitin 2022 për 3 milionë Euro.

Në Serie A, Lazio dhe Bolonja ishin të interesuara për ta patur Mitajn pjesë të skuadrës së tyre, por duket se mbrojtësi i Kombëtares ka zgjedhur Arabinë Saudite si destinacionin e të rradhës në karrierën e tij futbollistike.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related