Marrëveshja për emigrantët u vendos kur Meloni po shijonte pushimet në Vlorë

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka bërë të ditur marrëveshjen me Shqipërinë. Në bazë të kësaj marrëveshje, vendi ynë do presë refugjatët që mbërrijnë ilegalisht në vendin fqinj. Ndërkohë që mediat italiane kanë reaguar shpejt ndaj këtij lajmi duke nxjerr detaje interesante.

“Sky News Italia ka bërë të ditur se sipas burimeve që ka nga ‘Palazzo Chigi’, kjo marrëveshje në parim u mbyll gjatë pushimeve të Melonit në Vlorë. Po ashtu theksohet se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga pranvera e vitit 2024.

Pjesë nga shkrimi i Sky News Italia:

Pas konferencës për shtyp për shpalljen e marrëveshjes, burime nga Palazzo Chigi nënvizuan se protokolli për menaxhimin e flukseve migratore midis Romës dhe Tiranës u mbyll në thelb më 15 gusht, ndërsa Meloni ndodhej në Shqipëri. Marrëveshja ka mbërritur gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë. “Më shumë se aperitivë…”, theksojnë të njëjtat burime, duke ritheksuar se marrëveshja do të funksionojë në pranverën e 2024. Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...