Marshim në heshtje për vrasjen e Klajdit në Itali, miqtë duan të ndihmojnë familjen e tij

Date:

- Advertisement -

Nesër e enjte 31 gusht në orën 18 do të zhvillohet një marshim për Klajdi Bitrin, djalin e vrarë të dielën në Sirolo, Ancona, Itali.

Mbledhja e pjesëmarrësve do të nisë në Piazza Cavour duke filluar nga ora 18:00. Pas kësaj marshimi do vijojë në Corso Garibaldi deri në Piazza della Repubblica dhe përsëri në Piazza Roma. Kortezhi do të kalojë rrugën e tij në heshtje, pa pankarta dhe pa slogane.

Ngjarja ka për qëllim të vetëm afrimin me familjen e djalit. Nuk do të lejohen protesta, brohoritje dhe asnjë gjest dhunues verbal apo fizik paralajmërojnë miqtë e 23-vjeçarit të vrarë, përmes postimit në Facebook.

Ata që duan të marrin pjesë do të gjejnë një kuti për të mbledhur donacione të cilat më pas do t’i dërgohen familjes së djalit për t’i ndihmuar ata të kthejnë trupin në Shqipëri. Miqtë që po organizojnë këtë marshim thonë se kjo nuk ka lidhje me shoqata apo parti politike dhe nuk ka përkatësi në asnjë fe.

Rikujtojmë se 23-vjeçari Klajdi Bitri humbi jetën të dielën pasdite pasi shtiza me të cilën u godit nga një i ri algjerian i dëmtoi zemrën dhe mushkëritë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related