Masakra me 3 viktima në Shkodër, gazetarja: Hamza Lici dhe Arlind Bushati do të takoheshin me fisin Bajri

Date:

- Advertisement -

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët mbetën viktima të atentatit në Dobraç të Shkodrës, do të takoheshin me anëtarë të fisit Bajri për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Sipas saj, automjeti i cili rezultoi i vjedhur, nuk është denoncuar dhe i përket një personi pa precedentë penalë. Gazetarja shtoi se Arlind Bushati rezulton i përfshirë në aktivitete joligjore në Shkodër.

“Automjeti rezulton me targa të Malit të Zi. Është bërë kërkesë nga Interpol shqiptar se kujt i takon targa, rezulton i vjedhur në Shqipëri por jo i denoncuar. Madje kam edhe emrin e pronarit të makinës, që nuk figuron të ketë probleme. Çështja është që në ngjarje në fakt, për Arlind Bushatin ka pasur informacione që ka qenë i përfshirë në disa aktivitete joligjore në Shkodër. Bëhet fjalë për ushtrimin e lojërave të fatit dhe për para të dhëna me fajde. Gjithsesi, këta personazhe u bënë viktima në këtë ngjarje për një fakt, kishin shkuar aty për t’u takuar me fisin Bajri për të rënë në një marrëveshje apo për të zgjidhur një mosmarrëveshje.

Në momentin që ata janë qëlluar nga Range Roveri, për një ndjekje gati 300 metra, ku janë goditur me breshëri, janë parë gëzhoja me të cilat është qëlluar, është menduar se ka qenë Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, me të cilit Bajrat dhe Bilalajt kanë konflikte. Aty është me kamera. Problemi në këtë histori është se pavarësisht se kanë provat, gëzhojat, makinën, askush në Shkodër nuk flet. Ka shtetrrethim.

Të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë fuqie kanë. Kanë blerë gjykata, polici. Në Shkodër është një gjyqtar që ka pak muaj kryetare gjykate dhe motra e saj është avokate e këtyre bandave.

Denoncimi që ka bërë një muaj më parë viktima është regjistruar në polici por s’kanë vijuar më tej hetimet. Zero veprime. Sepse nuk ka as prokurori, as gjykatë dhe as polici Shkodra.”, u shpreh gazetarja në ABC news.

/voxnews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Atentati në Shkodër/ Gazetarja: Dyshohet se personi i tretë në makinë ka qenë Ibrahim Lici

Një atentat mafioz tronditi vendin dy ditë më parë...

Në kullat bosh të Tiranës janë groposur 3 miliardë euro

Zgjerimi i vrullshëm i sektorit të ndërtimit në Tiranë...

Pensionistët e zënë ngushtë: 6 muaj për një koronare: Kryeministri: Flasim pas emisionit

Zonjat pensioniste në studion e emisionit "Opinion" kanë ndërhyrë...