Masakra në Shkodër, viktimat të shtrira në rrugë! Mister personi pranë viktimave

Date:

- Advertisement -

Pamje të reja, të papublikuara më herët kanë dalë nga masakra me tre viktima dhe një të plagosur rëndë në Shkodër.

Video është filmuar vetëm pak çaste pas atentatit fatal me armë zjarri ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Në video dallohet edhe trupi i pajetë i një gruaje dhe bashkëshorti i saj i plagosur rëndë, të cilët ishin kalimtarë të rastit që po udhëtonin me motor dhe u përplasën nga makina e dalë jashtë kontrollit.

Në video dallohet edhe një djalë i ri i veshur me të zeza, i cili qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit, dhe duket se i ka duart e gjakosura. Megjithatë nuk dihet nëse ai është kalimtar i rastit apo jo.

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona.

Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet.

Kujdes! Pamjet e censuruara janë të rënda!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Kush është çifti Basha që u gjet në mes të atentatit në Dobraç?

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi qytetin e Shkodrës,...

Vinicius nuk fitoi “Topin e Artë”, Benzema: Braziliani është i zhgënjyer, e meritonte trofeun

Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, foli për...