Mbi 754 mijë udhëtarë në aeroportin e Prishtinës gjatë dy muajve të verës

Date:

- Advertisement -

Edhe pse kolona të shumta shkaktohen në pikat kufitare në Kosovë përgjatë verës, e që tregon ardhjen e mërgimtarëve kjo nuk është e tëra.
Mërgimtarë të shumta vinë drejt Kosovës edhe përmes udhëtimeve në ajër.

Edhe këtë vit Aeroporti i Prishtinës ka qenë dera e parë që hapet për mërgimtarët në Kosovë. Madje vetëm gjatë dy muajve që lamë pas në Kosovë përmes aeroporti të Prishtinës kanë ardhur 754 mijë e 918 udhëtarë.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Gara njoftoi se numri i udhëtarëve për vajtje-ardhje gjatë muajit qershor ishte, 335,340 ndërsa për muajin korrik ishin 419,578 udhëtarë.

Ndërsa numri total i udhëtarëve të cilët kanë lëvizur përmes aeroportit të Prishtinës si vajtje-ardhje nga janari deri në gusht të këtij viti është 2,258,690.

Numri i pasagjerëve në kuadër të këtij aeroporti thuajse çdo vit ka qenë në rritje e sipër.

Pavarësisht kërkesave të shumta për udhëtime është arritur që përmes aeroportit të Prishtinës të bëhen thuajse të gjitha vajtje-ardhjet e mërgimtarëve, por edhe të turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën gjatë verës.

Nga aeroporti “Adem Jashari” gjithashtu u bë e ditur se numri total i fluturimeve përgjatë janarit e deri në gusht 2024 ishte 14 mijë e 906.

Numri i fluturimeve vetëm në muajin qershor ka qenë 2 mijë e 244 kurse në muajin korrik 2 mijë e 958.

Duhet theksuar se periudhat me më së shumti fluks edhe s ai përket fluturimeve, por edhe udhëtarëve në këtë aeroport është gjatë dy javëve të dimrit, në kohën e festive si dhe gjatë tre muajve të verës, qershor-korrik -gusht.

Numri i madh i atyre që vinë në Kosovë përgjatë verës e bën edhe më të ngarkuar aeroportin e Prishtinës, por padyshim edhe më të frekuentuar sa i përket flurimeve./Lajmi.net/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...