Mbrëmë shënjestër e atentatit, koha kur Fatjon Murati garonte në ring përkrah Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë në Don Bosko në ambientet e një lokali në pronësi të Fatjon Muratit. Nga atentati mafioz mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja 58 vjeç, si dhe u plagosën pesë persona të tjerë mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me objektivin e këtij atentati, në medie flitet se është një hakmarrje mes grupeve rivale.

Në shënjestër thuhet se ka qenë Fatjon Murati, i cili kishte masë sigurie arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës. Por, në momentin e atentatit ai nuk ka qenë në lokalin që ishte pronësi të tij, madje 37-vjeçari nuk ndodhej as në banesën e tij duke thyer kështu masën e sigurisë.

Po kush është Murati? Në botën e sportit e njohin mirë djaloshin nga Kukësi. Ai ka qenë boksier profesionist. Madje ka garuar për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit.

Asokohe ai jetonte në Gjermani dhe në atë përballje do të shkonte pa asnjë humbje. Murati ka nisur karrierën si boksier profesionist në vitin 2008 në Mynih të Gjermanisë. Fillimet e veta i ka pasur në Shqipëri, ku kishte rënë në sy për talentin e tij në këtë sport. Pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit, Murati ishte boksieri i tretë shqiptar që ndeshej për një titull aq të rëndësishëm.

Karrierën e tij në këtë sport nuk e vijoi për shumë vite. Ndërkohë në vendin tonë u përmend vitin e shkuar në atentantin mafioz të ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona. Prokuroria dhe Gjykata nuk arritën të provonin fajin e ish boksierit, megjithatë ai u ndalua për armëmbajtje pa leje, ku vuante dhe masën e sigurisë arrest shtëpie./newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Si më le vetëm o vëllaçko?”, motra e Emilijanit në lot: Ma dogje zemrën!

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar...

Shtëpia molla e sherrit, korçari vrau 40-vjeçarin dhe më pas veten

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen...

VIDEO/ Muçi driblon dy kundërshtarë dhe i jep mundësinë Rashicës për të shënuar, rasti i humbur nga sulmuesi shqiptar

Beshiktashi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Turqisë....

Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Dy ditë më parë, një aksident i rëndë ka...