“Më ka rrahur burri”, Këngëtarja e njohur “MAYA” merr urdhër mbrojtje: Partneri t’i qëndrojë 200 metra larg!

Date:

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e disa daljeve televizive, ku reklamonin shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit.

Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur.

Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë, për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.

“Kam marrë një kohë të gjatë ndërtimi i vilës, e kemi ndërtuar ngadalë, për shumë arsye, se jemi marrë dhe me shumë punë të tjera. Nuk e kemi mbaruar me sesbën. Tamam tamam është punuar një vit e 6 muaj. Gjithçka është bërë me të vërtetë shumë cilësore. Duhet të jetë çdo gjë perfekt. Merrja unë tërë natën në internet, por me të parë dhe të bërë janë larg, e shihte dhe Beni dhe thoshte nuk bëhej dot. Në përgjithësi unë them iku treni, duhet të bëhet, kemi pasur shumë pak debate për pjesën e shijeve, u harxhua shumë këtu, u harxhua shumë atje”, shprehej Maja, në intervistën për Magjistarin.

Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, që ka ardhur pas shumë vitesh në jetë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...