Me pako 1 kilëshe me “miell”, policia i kap në flagrancë dhe dhuron “show” në mes të lokalit

Date:

- Advertisement -

Me ardhjen e sezonit të pushimeve duket se lulëzon akoma më shumë edhe tregtia e kokainës dhe drogave të tjera. Ditën e sotme policia ka arritur të kapë në flagrancë disa “peshq të vegjël”, që merreshin me tregtinë e kokainës.

Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema kanë rënë në pranga pasi u është gjetur në makinën e tyre një pako prej 1.1 kilogramësh kokainë. Atyre u janë sekuestruar edhe 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Ndërkohë, policia ka vendosur të bëjë edhe pak “show” me kapjen e tyre. Të dyshuarit janë arrestuar në një lokal në autostradën Tiranë-Durrës, teksa siç duket në pamje, ata janë shtrirë në tokë në mes të lokalit. Pamje si në filma, falas vetëm për klientët e atij lokali.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË – Sekuestrohet 1 kg e 100 gram kokainë, vihen në pranga 5 shtetas. Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç. Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...