Miq dhe ortakë në biznesin e kumarit, si u kthye në hakmarrje “dashuria” mes Dukës dhe Martinajt! Njëri i mori peng të atin, tjetri thuri planin për ta vrarë

Date:

- Advertisement -

Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ndërsa shënjestër e këtij sulmi ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, dy kundërshtarë të përbetuar të Ervis Martinajt, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare. Por duket se kjo sagë hakmarrje po vijon edhe sot, që Martinaj rezulton i zhdukur, ndërsa Duka u arrestua më 14 shkurt të këtij viti në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, ndërsa i vëllai është në kërkim.

Kreu i klanit “Duka”, njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, edhe pse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.

BalkanWeb sjell si më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve që shënuan kthesë në prishjen e miqësisë mes Dukës dhe Martinajt.

PLANI PËR VRARË ERVIS MARTINAJN DHE “KTHESA” QË I MORI JETËN SANTIAGO MALKOS
Ardjan Ahmeti, Devison Serjanit dhe e fejuara e tij, shtetasja me inicialet N.SH.. dyshohen dhe akuzohen për veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në bashkëpunim në dëm të shtetasit Ervis Martinaj.

Grupi kriminal i drejtuar nga vëllezërit Duka i kryesuar nga Leonard Duka, kishte planifikuar në vitin 2019 një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe për këtë arsye iu duhej informacion për të gjitha lëvizjet e këtij shtetasi.

Për këtë arsye ata kishin vendosur të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e Martinajt dhe konkretisht shtetasen me inicialet N.SH..

Kjo e fundit punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizjet dhe fluturimet e Ervis Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE, dhe këto informacione bashkë me të fejuarin e saj, kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh, ua ka përcjellë shtetasve Leonard Duka dhe Fatmir Hayseni.

Sipas të dhënave të dosjes, Leonard Duka nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malkon. Për këtë ngjarje penale Leonard Duka, vëllai i tij Ervis Duka, Fatmir Hyseni si dhe një numër tjetër personash janë duke u gjykuar përpara gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje).

Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanë krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”).

Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza, lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj. Një herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një fluturim të Martinajt me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përcjellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të Martinaj me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019. Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe t’i thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj. Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këtë shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit. Shtetasi Fatmir Hyseni i ka ofruar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartëmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më sipër duke dashur që të “shesë” informacionin si të besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.

Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”. Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh. dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfigurimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çakalli zbret në Tiranë, kapet në shkallët e TKOB (VIDEO)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit...

Kjo është 19-vjeçarja që vrau babain me armën e tij të punës

Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në...

Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain...