Në Greqi, u janë gjendur pranë banorëve të përmbytur në Larisa, dy shqiptarë. Marsel Rabeli djali i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë qytetit grek.
Shqiptarët me varkën e tyre kanë ndihmuar 800 banorë të qytetit i cili është zhytur nën ujë. Marseli që ka 22 vjet në Greqi prej moshës 7 vjeç, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin grekët.
“Unë dhe dhëndri im Kreshniku kemi nxjerrë njerëz të sëmurë me zemër, kancer, të paralizuar, persona me probleme mendore, i kemi nxjerrë të gjithë jashtë”- tha Marsel Rabeli për Top Channel.
“Kjo është varka që na e ka lehtësuar punën. Po të mos kishim këtë varkën, nuk do të kishim bërë dot gjë. Shyqyr Zotit që e kishim dhe i kemi shpëtuar. Shqyqyr Zotit që i shpëtuam, nja 1000 njerëz i kemi nxjerrë jashtë vetëm ne të dy”- u shpreh Kreshnik Shyti.