Montuesi i ashensorit të Orange në Sarandë që vrau Antonion: 4 vite që nuk ia bëj shërbimet

Date:

- Advertisement -

Te Orange Club në Sarandë, në mesntantën e 26 gushtit u rgejistrua një tragjedi. Ashensorit të klubit iu këput kavoja dhe humbi jetën ndihmës kamarieri i lokalit në fjalë, 17-vjeçari Antonio Delilaj, pasi ashensori i ka shkaktuar palgë të rënda.

Ashensori përdorej kryesisht për transport të mallrave, teksa lokali është në pronësi të Spiro Iljadhit që njihet edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirret ‘Ero’. Ky i fundit person i njohur për mediat dhe policinë, pasi në vitin Iljadhi u qëllua me armë nga 3 autorët, Andrea Caushi, Visi Caushi të dy vëllezër dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Ndërkohë dje, pas ngjarjes me një viktimë u arrestua montuesi i ashensorit Lulëzim Allkushi 43 vjeç, teksa kërkohet pronari i klubit, 37-vjeçari Spiro Iljadhi pasi akuzohen për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

43-vjeçari nuk ishte i licencuar për montimin e ashensorëve, teksa në dëshminë e tij ka deklaruar se pajisja është montuar para 4 vitesh dhe se gjatë këtyre viteve nuk i është kërkuar nga pronari që të kontrollojë pajisjen.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka deklaruar Lulëzim Allkushi, montuesi i ashensorit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...