Murrizi “shpërthen” ndaj Fevziut për aparatit që teston frutat: Neveri, po përçmoni mundin e fermerëve!

Date:

- Advertisement -

Ish-deputeti Mylsym Murrizi ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Blendi Fevziu, i cili pak ditë më parë publikoi një video ku shihej me një aparat teksa testonte fruta-perimet për nivelin e nitratit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e quan reklamë me pagesë videon e gazetarit, ndërsa shton se kjo reklamë përçmon mundin dhe djersën e 200 mijë familjeve që punojnë si fermerë.

Postim i plotë:

Kjo eshte nje parcele e mrekullueshme mbjellur me shalqi ne fshatin tim SULZOTAJ bashkia Divjake

Po te ishte “ helmues” ky shalqi siç po shoh nje “ rreklam” me pages nga disa importues te ndyre qe nuk kane lene vend pa futur duart e pista dhe hunden e qelbur te tyre nepermjet disa spiun-gazetareve qe perdoren si qen kazanash, do te kishte bere nje gje te mire, te pakten do ishin helmuar qent e kesaj maskarade qe per nje grusht parash te ndyra duan te demtojne mbi 200 mij familje fermere vetem e vetem qe te majmen felliqesirat qe marin tendera ne shendetesi por duan te kene edhe monopolin e tregut te fruta perimeve

Pasi demtuan çmimin e grurit duke e çuar ne 230 lek te vjetra kg ndersa çmimi i bukes 1200-1500 leke,se nje tuf tjeter qensh fut grure nga jashte, tani jane hedhur ne sulm me disa “ vegla” neper duar duke postuar ne rrjete sociale dhe media se prodhimet vendase kane nitrat

Mire do ishte qe per te matur ekzakt sasine e nitratit ne çdo frut apo perime te prodhuar ne Myzeqe dhe kudo ne Shqiperi te mernit ne duar “ veglat” e 200 mij FERMEREVE se mbase do ju dilte ashtu siç ju pelqen sasia e KA…..lçiumit dhe jo e nitratit

Neveri per kete kategori qelbanikesh qe fitojne miliona euro me mashtrime dhe fallsifikime dokumentash e si papagall e lehes me pagese ndaj kujdo padrino qe ju jep kocka kerrme, dhe tallen e perçmojne mundin djersen dhe sakrificen e mbi 200 mij familjeve qe punojne si fermer dhe ushqehen me djersen e tyre

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...