“Myrto Uzuni? Problem kur e ke në stol dhe hall në fushë”! Ish-lojtari i Kombëtares: Silvinjo ka të drejtë, nuk është lojtar Kombëtare

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka publikuar listën provizore të EURO24 dhe një diskutim i madh u hap për lënien jashtë liste të Myrto Uzunit. Ndërkohë ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ka dhënë të drejtë Silvinjos për vendimin e tij në Koha Shtesë duke e komentuar kështu këtë rast.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=SnNGwWOvqJo

“E respektoj gjithë kontributin e Uzunit te Shqipëria, dëshira dhe përkushtimi ka qenë e madhe, por kjo nuk mjafton. Në gjuhën teknike, specialistët e futbollit e kuptojnë mirë, janë disa lojtarë me kapacitete që quhen lojtar klubi dhe nuk arrin dot kurrë që të bëhen një lojtar Kombëtare. Një lojtar i tillë është problem ta kesh në stol dhe hall i madh ta kesh në fushë. Midis këtyre të dyjave, Silvinjo ka bërë zgjedhje speicifike dhe e justifikoj 100%.

Nuk jam dakort me disa gazetarë apo analistë që flasin me statistika, Silvinjo e mat produktin me atë që bëhet në shtëpinë e tij, jo sesa pallate janë bërë te lagja, pak rëndësi ka. Pra nuk duhen përdorur statistikat e Granadas. Uzuni ka mbi 30 ndeshje te Shqipëria dhe ka pasur gjithë kohën e duhur për të treguar veten te Kombëtarja”, tha Alliu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...