Nafta ulet në botë, në Shqipëri çmimi arrin në stratosferë

Date:

- Advertisement -

Që pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimi i naftës pësoi rritje në të gjithë botën. Duke u justifikuar me importet dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare, qeveria mori vendimin të ngrinte edhe në Shqipëri tarifat, duke i bërë më të sjtrenjtat, jo vetëm në Rajon, por edhe Europë. Madje, për të vijuar planin e saj dhe oligarkëve përrerth, qeveria ngriti Bordin e Transparencës, për të kontrolluar pikërosht çmimet.

Por pas një periudhe kohe, Bordi u shkri dhe tashmë janë kompanitë ato që vendosin çmimin, duke vijuarme tarifat stratosferike.

Për mbi dy muaj rresht, çmimi i naftës për fuçi ka rënë ndjeshëm në botë. Për shkak të dobësisë së ekonomive, është menduar një rënie e mëtejshme e kërkesës për “arin e zi”.

Kohët e fundit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj vendosën të ulin prodhimin në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm me rreth 700 mijë fuçi në ditë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie ra me 3.9 për qind javën e kaluar, në 75.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë ra me 3.8 për qind, në 71.22 dollarë.

Por kjo gjë nuk po reflektohet në tregjet shqiptare. Në çmimi ngrihet në vendet e tjera, Shqipëria është e para që e merr vesh dhe vepron njësoj, ndësa kur çmimi i naftës ulet, nuk ka sy e veshë, për të parë e dëgjuar atë që po ndodh.

Çmimi i lartë i naftë, në mënyrë zinxhir ka ndikuar në gjithë ekonominë e vendit, duke varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Për këtë situatë aspak normale, institucionet flenë, përfshirë këtu edhe Autoritetin e Konkurrencës, pavarësisht apelit të ekspertëve për kontroll të shtuar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related