Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Mirush Kabashi!

Date:

- Advertisement -

Arti Shqiptar në Zi!

“Nderi i Kombit”, aktori Mirush Kabashi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ka qenë familja e tij që ka bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të madh orët e para të ditës së sotme.

U prehsh në paqe mjeshtër! 🕊

BIOGRAFIA

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodërdhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related