Ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali: Luftoi si luan

Date:

- Advertisement -

Pas gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti, ka ndërruar jetë, 16-vjeçari shqiptar, Gabriel Alibeaj.

Ky i fundit u rrëzua nga makina duke përplasur kokën dhe duke marrë plagë të rënda.

Pas ngjarjes, i riu u tranposrtua menjëherë në spitalin Cisanello të Pizës.

Pas disa ditëve në spital, Gabriel ka humbur betejën me plagët duke dhënë shpirt.

“Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua, ndërroi jetë dje pasdite”- shkruajnë mediat italiane.

Lajmin për vdekjen e ka dhënë skuadra e futbollit Lunigiana Pontremolese 1919, në të cilën Gabrieli ka luajtur prej kohësh.

Skuadra, në një postim në Facebook ka shprehur dhimbjen më të thellë për atë që ka ndodhur.

Klubi pezulloi të gjitha stërvitjet në shenjë zie për Gabrieli, i cili ka luajtur me ekipin si një nga yjet e referencës.

“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij.”– shkroi babai i Gabrielit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related