Në 2017 punonte në ndërtim në Karlsruhe, dje mori ftesën nga Kroacia! Kush është sulmuesi që do sfidojë Shqipërinë në Euro 2024?

Date:

- Advertisement -

Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Europianin 2024 që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund mundi dhe djersa triumfojnë përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe dëshirës për futbollin.

I riu, me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, paçka se i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim dhe këtë e ka treguar vetë sulmuesi.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë”, tha ai.

Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.

Nga të rinjtë e Karlstruhes, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Në Grupin B të Euro 2024 Kroacia ka përballë Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Donald Trump gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald...

“Shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në...

U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari i njohur, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë, ja detyra që merr

Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori...