Në lule të rinisë, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali: Lamtumirë engjëll!

Date:

- Advertisement -

Komuniteti i Naves mban zi për ndarjen nga jeta të Markeliano Aniajt, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare.

I riu me origjinë shqiptare ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.

I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga tragjedia, u mblodh rreth familjes së Aniajt, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh, shkruajnë mediet fqinje.

”Ika mos më prit, bëj çfarë të duash”/ Burri shkon në Polici: Më ka humbur gruaja, ja letra që më kishte lënë!
Djali do të mbahet mend nga të gjithë si një person me shpirt të lumtur dhe gjithmonë i sjellshëm, ishte e pamundur të mos e doje.

“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”, të shumta janë mesazhet ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.

Bekimi i trupit do të bëhet nesër, e mërkurë 10 janar, në kishën famullitare të Maria Immacolata në Nave. Më pas arkivoli do të shoqërohet në varrezat lokale./BresciaToday

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...