Nga shitja e çorapeve të grave tek majat e futbollit europian, karriera gjithnjë në rritje e Armand Dukës

Date:

- Advertisement -

Armand Duka do të jetë zëvendëspresident i UEFA-s, në një mandat 4-vjeçar. Lajmi erdhi nga mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të Qeverisë së Futbollit të organizuar mesditën e së martës në Limasol të Qipros.

Këtë ditë u bë dhe riorganizimi i bordit drejtues, që i dha kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit këtë post të lartë.

Kjo përbën një ngjarje historike për Shqipërinë, e cila për të parën herë në do të ketë në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian një përfaqësues të saj.

Por si nisi karriera e Armand Dukës
Ndoshta jo të gjithëve i kujtohet, por vetë Duka ka thënë se fillesat e tij si biznesmen kanë qenë duke shitur çorape grash dhe kaseta magnetofoni.

Më herët në intervista televizive, kreu i FSHF është shprehur se ka pasur një instinkt të fshehur biznesmeni që në kohën e komunizmit, duke shitur ora në Shqipëri edhe pse të futura kontrabandë.

Pasi hyri me një vizë false në Greqi, atje kuptoi se sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte kur pa që dyqanet dhe kioskat ishin të mbushura plot.

Pasi mbaroi studimet 5-vjeçare për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1986 dhe punoi në profesion për disa vite, Duka nisi karrierën si sipërmarrës privat.

Në vitin 2002 ai u zgjodh President i Federatës Shqiptare të Futbollit, post të cilin e mban edhe sot. Po ashtu në vitin 2004-2006 shërbeu si anëtar i Komitetit të Federatave në UEFA dhe FIFA e në 2 vitet në vijim si zv/kryetar i këtij komiteti.

Zv/President i UEFA-s dhe paga e majme
Por përveç rëndësisë që ky post ka, sigurisht që ai përkthehet edhe në miliona për Dukën. Kështu, kreu i FSHF do të marrë një pagë prej 250 mijë eurosh në vit, ose e përkthyer ndryshe, 21 mijë euro çdo muaj.

Sa i përket figurave të tjera kryesore të UEFA-s, sipas një deklarate të FIFA-s, presidenti Aleksandër Ceferin merr një pagë prej 300 mijë euro në vit, plus shpenzime ekstra, së bashku me zv.presidentin e parë David Gill.

Ndërkohë, 6 zëvendës presidentët e tjerë, ku bën pjesë dhe Duka, paguhen nga 250 mijë euro në vit.

Jeta jashtë profilit publik
Deti është një nga dashuritë Dukës për të cilin thotë se nuk dëshiron që të mos mungojë kurrë, qoftë edhe për një shëtitje buzë detit, por e shikon vetëm si moment qetësie jo romanticiteti.

Për familjen thotë se nëse do kishte diplomë për sjelljen do ishte ngelëse, kjo për shkak se ndoshta nuk mundet të gjejë shumë kohë për të qëndruar me ta. Me rritjen e fëmijëve, thotë se familja është në një fazë të re dhe i mungojnë pushimet me fëmijët.

Për shkak të angazhimeve publike ka ndjerë mungesën e angazhimit në familje, pjesë e cila është mbuluar me shumë sukses nga Suela, bashkëshortja e zotit Duka. Gazeta Shqip

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...