“Nipi i gruas më tha se fëmijët e mi janë të tijtë”, deklarata tronditëse e Harillës: Ajo iku me të (Video)

Date:

- Advertisement -

Viktori dhe Harilla janë djem xhaxhallarësh por në konflikt i ka futur një makinë. Viktori e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar t’i kthejë mbrapsht makinën e djalit të tij të vetëm i cili ka ndërruar jetë një vit e gjysmë më parë.

Harilla i thotë se e kupton problemin e tij, por edhe ai ka mjaftueshëm gjëra që e shqetësojnë dhe kërkon prej Viktorit që ta mirëkuptojë. Ai nis të rendisë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” problemet që ka dhe një prej tyre përmban edhe një akuzë të rëndë.

VIDEO nga emisioni

Harilla: Kam halle tej mase.

Eni Çobani: Çfarë halli?

Harilla: Iku gruaja me gjithë kalamajtë.

Viktor: Për hallin që ke, edhe unë ta qaj hallin.

Harilla: Iku gruaja me lek të madh, ka shitur tokën andej që jemi.

Viktor: Nga m’i sajon këto gjëra?

Eni Çobani: Po mirë mo, tokën e vet ka shitur ajo.

Harilla: Tokën e vet po i ka marrë… kalamajtë i rrita unë, donin libra. I thirra nipçes, hajde këtu, kush i merr lekët? Më tha që “harroji lekët”. Kush je ti o vëlla? “Harroji lekët, s’merr dot lekë ti aty”. I thashë dy rrugë janë, i thashë gruas s’ke faj ti, o me të o me mua. Iku gruaja me atë.

Eni Çobani: Si iku me atë?

Harilla: Më thotë nipçja mua që “s’janë kalamajtë e tu, janë të mitë”. Ore je mirë nga trutë ti?

Në këtë moment, Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani kanë mbetur të habitur nga deklarata e Harillës. Ky i fundit thotë se veç kësaj, ka problem me nënën, vëllain dhe motrën.

Harilla: Gruaja po bën 1 vit e gjysmë, gati 2 vjet nuk kam takuar më kalamajtë fare.

Ardit Gjebrea: Pra gruaja është gjallë?

Harilla: Po ishte aty gruaja, në shtëpi, me familje. Unë kisha nënën sëmurë, të paralizuar dhe vëllanë me të meta mendore dhe motra merrte pensionin. I denoncova te “News”-i, as lekë asgjë s’më kthyen, por ikte nga shtëpia, “hajde nëne firmos këtu”. Ç’të firmosë nëna, është pa vetëdije dhe vëllai me të meta, unë e di ç’kam hequr me ata.

Ardit Gjebrea: Kush i mori firmat?

Harilla: Motra.

Harilla thotë se gruaja e tij ka shitur tokën në Marinëz për 96 milionë Lekë. Ai i rikthehet sërish fjalëve që i ka thënë nipi i bashkëshortes.

Harilla: Më tha nipçja mua që s’janë të tutë.

Ardit Gjebrea: Nipçja yt?

Harilla: Çuni i vëllait të saj.

Ardit Gjebrea: Çuni i vëllait të saj të tha që fëmijët e tu s’janë të tutë?

Harilla: “S’janë të tutë se janë të mitë” tha ai. Ore ti je mirë ti apo jo? Në sy të kalamajve.

Harilla shton se gruaja dhe tre fëmijët qëndruan thuajse tre muaj me familjen e nipit të saj, i cili është i martuar./tvklan.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona, zgjedh atë të Leo Mesit

Lamin Jamal do të nisë këtë sezon te Barcelona...

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...