Nisin hetimet për vdekjen e shqiptarit në anijen-maune, ai ishte ankuar për keqtrajtimin e rojeve angleze

Date:

- Advertisement -

Një hetim do të nisë sot për vdekjen e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku që vdiq në anijen Bibby Stokholm. 27-vjeçari me origjinë nga Durrësi ndërroi jetë në bordin e mjetit akomodues, me qendër në Portland Port, më 12 dhjetor.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly tha se vdekja e papritur e shqiptarit do të hetohet “plotësisht” dhe Rachael Griffin, mjeke ligjore e lartë për Dorset, konfirmoi se një hetim për vdekjen e tij do të hapet sot. Seanca paraprake do të mbahet për të përcaktuar zyrtarisht identitetin e të ndjerit, vendndodhjen e vdekjes dhe potencialisht shkakun e vdekjes përpara se të shtyhet për një seancë të plotë në një datë të mëvonshme.

Lajmi për vdekjen e Farrukut nxiti kritika nga organizata të shumta bamirëse në Britani, të cilat kërkuan një hetim të pavarur për ngjarjen dhe mospërdorimin e anijeve për të strehuar azilantët.

Një javë para se shqiptari t’i jepte fund jetës së tij, ai ishte ankuar për shëndetin e tij mendor dhe një ditë para se të vdiste dhe, sipas migrantëve të tjerë në maune, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur kokën në murin e kabinës së tij.

Jola Dushku, motra e shqiptarit, e tronditur nga ngjarja e rëndë tha se ai i kishte treguar se në maune i trajtojnë si kafshë nga rojet. Farruku kishte paguar 4,000 euro (3,436 £) për të kaluar Kanalin me një gomone verën e kaluar. Ai kishte pranuar të strehohej në anijen maune vetëm që të merrte lejen e qëndrimit dhe të punonte pa asnjë problem.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related