Kohët e fundit është shtuar shumë numri i fëmijëve që drejtojnë një automjet apo motomjet pa leje drejtimi.
E bashkë me to është shtuar edhe numri i aksidenteve të shkaktuara prej tyre pasi nuk dinë si të drejtojnë mjetin me të cilin po lëvizin dhe për fat të keq aksidentet tragjike kanë qenë të shumta.
Por në një kohë që prindërit e tyre dhe vetë shteti nuk reagojnë raste të tilla do shtohen edhe më tepër.
Për të denoncuar një rast të tillë një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se prej disa ditësh, në lagjen ku jeton, një fëmijë i vogël lëviz me motora të mëdhenj edhe në rrugë kryesore madje duke xhiruar edhe gomat.
Qytetari thotë se askush s’e ka ndaluar deri më tani dhe kur një ditë ai vetë po e ndiqte për ta ndaluar, fëmija i ka thyer pasqyrën e makinës.
Ai kërkon të dijë nëse kjo është normale apo jo, pasi nga momenti në moment ai mund të shtypë ndonjë fëmijë.
Denoncimi i qytetarit:
pershendetje. se di a ju duket juve normale , apo jam vetem un, sepse ky djali esht shum i vogel dhe sillet rrotull lagjes madje dhe ne rrug kryesore gjith diten me motorra te mdhenj, dhe askush se ndalon, po shtyp ndonje femij.
me thyu dhe pasqyren se me pa qe po e xhiroja , e ndoqa ta kapja po me iku , se nrm me motorr, un me makin