Njihet si rival i Ervis Martinajt/ Dy urdhër arreste ndaj tij, arrestohet partneri i moderatores Ilda Bejleri

Date:

- Advertisement -

Kosovë, i cili prej disa vitesh është kompelt i paligjshëm në vend, ndërsa nuk ka qenë i vetmi, pasi ka edhe ofrues të tjerë të programit, linkut e kodeve për lojtarët e bixhozit në Kosovë që e bëjnë këtë veprimtari online.

Media kosovare raporton edhe mbi historitë e biznesmenit Ardit Rada në Shqipëri, mbi kompanitë e tij dhe përplasjet me Ervis Martinajn në lidhje me “luftën” për lojërat e fatit në Shqipëri.

Gjithashtu, Ardit Rada është përfolur në media edhe mbi historinë rozë me moderatoren Ilda Bejleri, ku tashmë janë çift dhe prej më shumë se një viti janë bërë prindër të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Siena.

Dosja/ Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?

Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Siç mësohet nga burimet, në fillim hetuesit nuk e kishin të qartë se për çka po takohej grupi, por nisi një hetim paraprak.

Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.

Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.

Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt. Ndaj këtyre personave tani rëndon edhe një aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon gazeta Insajderi.

Dosja e Prokurorisë zbulon se grupi për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.

“…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup.

Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.

I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviç e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal.

Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e biznesmenit nga Shqipëria, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitetet e njëjta”, konstaton Prokuroria.

“Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.

Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...