Noizy rreh në Pejë shokun e Cllevios, Medin. Prokuroria e Pejës nis hetimet

Date:

- Advertisement -

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy” është përfshirë në një përplasje të ndodhur në një klub nate në qytetin e Pejës, Kosovë. Sipas burimeve të “Sinjali”, Noizy dhe 7 persona të tjerë, të gjithë miqtë e tij kanë dhunuar një personazh të njohur në rrjetin social TikTok. Personi që ka dhunuar Noizy është Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi Iseni) dhe miku i këtij të fundit, Bekim Hardergjonaj.

Të dy janë dërguar në spitalin e Pejës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. Po ashtu, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodra Nikçi tha se Prokuroria e qytetit ka nisur hetimet lidhur me rastin e dhunës, por nuk është marrë asnjë masë ende.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore,”-u shpreh zëdhënësi i Policisë.

Muhamet Iseni edhe para dy vitesh kishte telashe në vendet ku Noizy performonte, madje në një prej tyre ishte dhunuar nga fansat e reperit e gjitha sepse ishte mik me reperin Cllevio Serbiano.

Edhe ky i fundit, u dhunua nga Noizy pasi dilte në TikTok duke e ofenduar dhe kërcënuar, derisa në një moment i shkoi edhe në biznes. Atje edhe u dhunua, por përfundoi vetë në burg pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por me Cllevion në Dubai, vend ku po qëndron prej kohësh, duket se sherri ende vazhdon në Shqipëri, kësaj here “hesapet” janë larë me Medi Isenin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...