Nuk më paska ardhur askush të më pres…

Date:

- Advertisement -

“Nuk më paska ardhur askush të më pres…” 💔

….ishte dënuar për lëndë narkotike, sot la qelinë në Rrogozhinë.

Ndryshe nga qindra të burgosur që priteshin nga familjarët ai nuk mori asnjë përqafim, i vetmi urim qe i një gardiani teksa i hapi deren: “Mos e pafsh më këtë vend”.

Teksa doli shikonte i hutuar turmën e njerëzve, por sytë nuk iu kryqëzuan me asnjë që njihte.

Për rreth 2 orë qëndroi ashtu i heshtur pranë çantave me rroba, pa lëvizur thuajse fare.

Më kërkoi të bënte një telefonatë, me një numër që e kishte shkruar në dorë…

Mori të vëllanë,

“Do vij unë të të marr, por jam në punë deri në orën 4…”

Nuk pranoi në asnjë moment të lëvizte nga aty,

Do e pres, une prita kaq, smë gjen gjë dhe per pak!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related