“Nuk pranojmë kurrë refugjatë”/ Si e harroi Rama premtimin e dy viteve më parë

Date:

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë një marrëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët, e cila do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Qeveria italiane shpjegoi se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italiane.

Sipas të dhënave të deritanishme Shqipëria do të pranojë deri në 3000 refugjatë çdo muaj, që brenda vitit do të thotë 36 mijë të tillë.

Vendimi që Rama mori krejt papritur bie ndesh me fjalët e tij të thëna rreth 2 vite më parë. Në një deklaratë për mediat ishte po Rama mohoi në mënyrë kategorike pranimin e klandestinëve.

Përgjigjia që Rama dha për mediat në atë kohë ishte pas raportimeve në shtypin britanik, se në vendin tonë mund të ndërtohej një kamp për refugjatët pas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura, do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, tha Rama në atë kohë.

Nuk dihet çfarë e bëri Ramën të ndryshojë mendim pasi marrëveshjen që nuk e nënshkroi me Britaninë, e bëri tani me Italinë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...