“Nxirreni atë!”, pamjet të momentit kur u mbyt personi që e shtynë nga trageti grek (Video)

Date:

- Advertisement -

Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja tragjike në portin e Pireut në Athinë ku u shty nga trageti dhe u la të mbytej 36-vjeçari Antoni Kalyotis duke shkaktuar reagime të forta në Greqi.

VIDEO nga trageti i ngjarjes

Punonjësit e tragetit të kompanisë “Blue Horizon” e shtynë atë në det teksa përpiqej që të ngjitej në mjetin lundrues pasi ishte me vonesë.

Ata e lanë atë të mbytej, ndërsa sëfundmi ka dalë edhe një video tjetër e pasagjerëve të tjerë që bëjnë thirrje për ta shpëtuar. “Tërhiqeni atë! Nxirreni!”, dëgjohen pasagjerët teksa thërrasin.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi duke akuzuar kompaninë se çoi drejt vdekjes pasagjerin për shkak të sjelljes së pahijshme të punonjësve. /albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related