“O çuna a të bëhemi me ju, këta të tanët janë kot fare”! Irlandezët iu bashkuan tifozëve të Shqipërisë, historia e TKZ dhe hedhja në borë në -13 gradë

Date:

- Advertisement -

temperatura thjeshtë eksplodoi. Pas ndeshjes, shihja tifozët tanë në park duke u hedhur në borë, a thua se notonin. Euforia e fitores shkakton edhe marrëzira të tilla!

Duke kthyer kokën pas, cili do të ishte kujtimi i pavdekshëm dhe i paharrueshëm sa i përket grupimit me TKZ dhe ndeshjeve të Shqipërisë, ndoshta edhe një sakrificë që shkonte deri në ekstreme?

Nuk e pëlqej fjalën ‘sakrificë’, nuk mund ta lidhi me gjithë atë që e kam bërë gjatë këtyre viteve. I gjithë mundi, energjia, koha, lekët e shpenzuara, të gjitha I kam bërë me qejf dhe të gjitha m’u kanë shpaguar shumëfish. Këtu nuk po flas për fitoret e pakta dhe rezultatet në fushë, por ndjenjat e përgjithshme, emocionet e vecanta të cilat t’i jep vetëm ekipi i zemrës.

Kujtimi i pavdekshëm? Përgjigja e pritshme do të ishte fitorja ndaj Greqisë, 2004-tën në ‘Qemal Stafa’, por për mua është megjithatë ndeshja e parë në Euro 2016, në Lens kundër Zvicrës. Aty qava për tri arsye. E para, nga krenaria që më në fund e shoh Shqipërinë në një skenë të madhe, një ekip fantastik në fushë, dhe mijëra tifozë shqiptarë në tribuna, me një paraqitje dinjitoze në të. E dyta, nga hidhërimi se pësuam disfatë që ndoshta edhe nuk e merituam. Dhe e treta, nga gëzimi që tërë këtë përjetim madhështor e ndava me cunin tim që ishte 6-vjec në atë kohe, dhe i cili prej asaj dite është kthyer në një tifoz të Kombëtares edhe më i çmendur se unë.

Ka jo pak raste kur figura të njohura nga shqiptarët e Kosovës të flasin keq për shqiptarët e Shqipërisë dhe figura të njohura nga shqiptarët e Shqipërisë të flasin keq për shqiptarët e Kosovës. Të dhemb?

Thënë të drejtën – jo. Jeta është e shkurtër, dhe është zgjedhje individuale se a do të fokusohesh në gjëra negative, mbjellje të urrejtjes, shkaktim të përcarjes dhe mosdurimit – apo ta zgjedhësh atdhedashurinë, ta mbash lartë idealin kombëtar, t’i çmosh vlerat tona kombëtare. Vetë TKZ-ja është themeluar në këto të fundit. Urrejtësit do të urrejnë. Ne do të vazhdojmë t’i këndojmë Shqipërisë.

Shqipëria zyrtare nuk është ajo e vërteta, natyralja kërkon bashkim zyrtar. A mendon se do të vijë një ditë kur gjithë ato thirrjet e bëra nga stadiumi të marrin jetë në realitet?

Kufinjtë kryesor janë ende në kokat tona. Kur të hiqen ato, vijat në tokë që thonë këtu mbaron një shtet dhe fillon një tjetër to të jenë të pakuptimta. A do të ndodhë kjo? Po, pa kurrfarë dyshimi./sportekspres

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...

Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz “i nxirë” në hartë

Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq...