Parakalimi i gabuar i shoferit të “Chevrolet” i mori jetën policit, 56-vjeçari po kthehej nga puna

Date:

- Advertisement -

Personi në foto është 56-vjeçari Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.

Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20.

Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...