Pasojat e 27 viteve në gjak! Si nisi hasmëria mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, që sot mori një tjetër jetë

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku është vrarë 42-vjeçarin Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një cola-cola. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.

Kjo vrasje vjen pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u vra në datën 19, në muajin prill.

Ardian Nikulaj, u vra nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj.

Fisi Lekstakaj dhe fisi Nikulaj ishin në gjakmarrje që prej vitit 1996. Historia e përplasjes mes fiseve në fjalë, ka nisur që para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Kjo ngjarje ishte dhe zanafilla e hasmërisë së fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, e cila pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...