Penalltia e dyshimtë u hoqi titullin, tifozët e Tiranës futen në fushë për të rrahur arbitrin Kridens Meta (Video)

Date:

- Advertisement -

Sot u zhvillua java e parafundit e Kategorisë Superiore dhe Tirana humbi vendin e parë në tabelën e klasifikimit, pas barazimit 2-2 me Bylisin dhe fitoren 1-4 të Partizanit kundër Kastriotit.

VIDEO nga tifozet ne fushe

Bardheblutë kaluan dy herë në avantazh dhe herën e dytë u barazuan me një penallti mjaft të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari Kridens Meta. Kjo ka sjellë tensione në fundin e ndeshjes, ku kryeqytetasit protestuan ashpër.

VIDEO tjeter nga tifozet ne fushe

I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godasin atë dhe vijërojtësit. Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.

Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizanit dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....