Pezullimi i Pajazitit “me data”, FSHF shpjegon situatën e pazakontë me mesfushorin që la grumbullimin e Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Adrion Pajaziti është larguar sot nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare, pasi nuk mund të aktivizohej në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak pezullimi. Lajmi i shpërndarë nga FSHF ngriti shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si futbollisti ishte pjesë e grumbullimit vetëm për pak ditë, pa qenë në gjendje të bënte debutimin e tij me kuqezinjtë.

Zyra për shtyp e FSHF sqaron për “Panorama Sport” se pezullimi i tij ka qenë me data të caktuar. Më saktësisht, për shkak të pezullimit që ai ka marrë me aktivizimin te Shpresat, duke grumbulluar kartonë të verdhë, nuk ishte i gatshëm të luante në ndeshjen e radhës të kuqezinjve të vegjël. Ndeshjet e turit kur hynte në fuqi ky vendim, luheshin në datat 14, 15 dhe 16 tetor.

Kjo ishte arsyeja pse Pajaziti u ul në stol në ndeshjen ndaj Çekisë dhe mund të aktivizohej në atë sfidë, por jo në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, që luhet në datën 14 tetor, kur atij i duhet të shlyejë dënimin e tij. Një situatë e pazakontë, për të cilën FSHF nuk kishte dhënë asnjë shpjegim në momentin kur publikoi listën, apo gjatë ditëve të grumbullimit kuqezi, derisa komunikoi largimin e Pajazitit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...