Plagosja e modeles në Tiranë, revoltohet Blendi Fevziu: Tregon sa poshtë ka rënë dhe sa ka degraduar shoqëria shqiptare!

Date:

- Advertisement -

Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka reaguar pas një ngjarjeje të shëmtuar që është shënuar këtë javë në Tiranë, me protagoniste disa femra të njohura dhe pjesë e botës së modës dhe televizionit.

Bëhet fjalë për plagosjen e rëndë në fytyrë të modeles Klea Prenga, e cila për këtë ngjarje akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha. Në media u përfol se shkak ishte bërë akuza që Mariela i kishte bërë Kleas se i kishte ndërhyrë në martesën me një biznesmen.

Fevziu thotë se nuk dëshiron të merret me motivet, por të theksojë se sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare.

Ai bën thirrje për distancim nga dhuna dhe nga të tilla personazhe, që sipas tij nuk duhet të promovohen në media.

Reagimi i Blendi Fevziut:

Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje.

Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës.

Ne kemi pasur raste që shoqërua mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë.

Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...