Alesandro Nesta është paraqitur mjaft i zemëruar në intervistën e dhënë për “Sky Sports”. Trajneri i Moncës ka shprehur pakënaqësinë e tij për golin e anulluar të Motës, pasi arbitri sinjalizoi një faull të shkaktuar ndaj Teo Hernandezit gjatë aksionit të golit. Ish-lojtari i Milanit ka deklaruar pas ndeshjes se këto vendime po e shkatërrojnë futbollin.
“Jemi shumë të inatosur. Kështu shkatërrohet futbolli. Duhet të kthehemi te vlerësimet në fushë që bëheshin në të shkuarën. Tani i fryjnë bilbilit edhe kur dikush të shkel thoin dhe kjo e shkatërron futbollin. Njerëzit nuk e duan këtë. Pas gabimit me Atalantën, na dërguan mesazh për të na kërkuar falje, por ne po humbasim pikë dhe kjo nuk është e mundur. Pjesa e parë duhet të kishte përfunduar 3-1. Rregullat duhet të përshtaten me futbollin dhe jo e anasjellta. Përndryshe, njerëzit humbasin entuziasmin”, ka deklaruar Alesandro Nesta./Sport Ekspres/