“Po të isha vëllai i madh…”, pas Julit, edhe Roza kritika për produksionin, paralajmërimi: Kujdes mikrofonin

Date:

- Advertisement -

Vendimi i Big Brother për të mbajtur në lojë aktoren Egla Ceno, ka shkaktuar një furtunë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë, edhe pse shumica bien dakord që kjo bëhet për shkak të popullaritetit që ajo kishte në publik. I pari që u shpreh kundër këtij vendimi nga banorët brenda shtëpisë ishte aktori Julian Deda, i cili tha se në njëfarë mënyrë Eglës i lind e drejta të sillet po njësoj pas rikthimit të saj të mundshëm brenda shtëpisë. Kjo kritikë e Julit, e thënë menjëherë pas spektaklit të së martës, u mbyll me një paralajmërim nga vëllai i madh që të kishte kujdes me mikrofinin.
E njëjta skenë është përsëritur edhe me Rozën, e cila ka thënë se Big Brother duhet të lejojë që loja të rrjedhë vetë dhe të mos jetë e përcaktuar nga produksioni.

“Po të isha si vëllai i madh, nuk do ecja me planet që t’i ndaj gjërat para se të fillpjë, por do e lija si do publiku”, shprehet Roza, e cila gjithashtu paralajmërohet që të ketë kujdes me mikrofonin nga ana e produksionit. Në ditët e fundit, ndoshta pikërisht edhe nga frika e një paracaktimi të fituesit, Roza është shfaqur disi nervoze brenda shtëpisë.
Për vendimin e Big Brother ka pasur shumë rezerva edhe jashtë shtëpisë, pasi ka dyshime se Egla nuk është mbajtur në kushte izolimi, siç deklaroi produksioni, pasi dalja e saj dhe më pas vendimi për t’u futur në dhomën e bardhë, nuk ka qenë pjesë e asnjë vidoeje apo transmetimi live.

Të shtunën, publiku do të caktojë, se cili prej tre lojtarëve, Egla, Meriton dhe Ilnisa do të dalë përfundimisht nga shtëpia e Big Brother. Asnjëri prej çiftit nuk ka një biletë kthimi. /ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...