“Po u japim tifozëve disa nga netët më të bukura të 50 viteve të fundit”, Southgate: Watkins-i na shpëtoi 30 minuta, t’i heqim topin Spanjës

Date:

- Advertisement -

Gareth Southgate është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes kundër Hollandës. Anglia e tij shkon për të dytën herë radhazi në finale të Kampionatit Europian falë një goli në minutën e 90 nga Watkins-i. Southgate është shprehur se nuk dëshironte që kjo sfidë kundër Hollandës të shkonte në shtesa, pasi ekipi i tij kjo do të ishte e treta herë që do të ndodhte për ta.

“Donim ta zgjidhnim brenda kohës së rregullt, jo në kohën shtesë. Kemi shkuar 2 herë në shtesa dhe nuk donim që ta përjetonim fizikisht si ekip. Kështu që, Olly (Watkins-i) bëri atë që bëri. Na shpëtoi të paktën një gjysmë ore. Por ishte shumë ngazëlluese për të, jam i lumtur për të.

Spanja? Së pari duhet t’i heqim topin. Na duhet të jemi të shkëlqyer me topin dhe na duhet të jemi të shkëlqyer edhe pa topin. Por kemi po aq shanse sa kanë edhe ata. Po u japim tifozëve tanë disa ndeshje të mrekullueshme. Po u japim atyre disa nga netët më të bukura në 50 vitet e fundit. Nuk kemi përfunduar ende. Kemi provën më të vështirë për të kaluar”, ka deklaruar Gareth Southgate./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...