Polakët ironizojnë çekët: Nuk mësuan asgjë nga ne për Asanin

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme djemtë e Kombëtares na bënë shumë krenar për ndeshjen me një rezultat fantastik ndaj Çekisë.

Ndërkohë që golat e Jasir Asanit kanë marrë një vëmendje të shtuar kohët e fundit. Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe ai gjeti rrugën e rrjetës, pothuajse me të njëjtën taktikë tipike të tij.

“SportoweFakty” i ka kushtuar një artikull Asanit dhe lojës së tij që shënon në të njëjtën mënyrë. Ndër të tjera, vihet theksi se si çekët nuk kishin nxjrrë mësim nga loja Poloni Shqipëri dhe në vecanti nuk studiuan strategjinë e Asanit.

‘Pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, kombëtarja shqiptare tashmë ka një këmbë në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Jasir Asani shkëlqeu edhe një herë, duke shënuar një gol spektakolar me një goditje nga distanca. Më 10 shtator, Shqipëria mposhti kombëtaren polake 2-0 në Tiranë. Golin e parë e shënoi Jasir Asani. Lojtari 28-vjeçar befasoi Vojçieç Sheznjin me një goditje të bukur me këmbën e majtë.

Në ndeshjen e radhës në shtëpi, Shqipëria priti kombëtaren çeke. Fqinjët tanë jugorë nuk mësuan asgjë pas ndeshjes së polakëve. E lejuan shumë edhe Asanin. Një futbollist që luan në Korenë e Jugut për Guangju FC, e nisi aksionin në vijën anësore.

Më pas u fut brenda dhe me një goditje të fuqishme mundi Jiri Pavlenka. Krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë, Asani këtë herë synoi në këndin e kundërt, të poshtëm të portës”, shkruan media polake lidhur me paraqitjen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, që mesa duket është kthyer në tmerrin e skuadrave të tjera.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...