Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiç, kishte veshur bluzë me shkrim nacionalist

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme në Graçanicë të Kosovës është mbajtur festa e Vidovdanit.

Në këtë festë të serbëve ishte i pranishëm edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por i riu kishte zgjedhur të vishte një bluzë me mbishkrimin provokues “Dorëzimi nuk është opsion”.

Pas përfundimit të festës dhe gjatë kthimit për në Serbi, Danilo Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Mediat vendase raportojnë se policia i ka hequr bluzën me mbishkrim nacionalist djalit të Vuçiç.

Ndërkohë mediat serbe thonë se Vuçiç në deklaratën e tij ka treguar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.

Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related