Policia e Tiranës bastis qendrën e masazhit, prangoset pronarja dhe tre vajza, e pësojnë dhe katër djemtë që u kapën si klientë

Date:

- Advertisement -

Pronarja 28 vjeçare e një qendre masazhi në Tiranë dhe tre vajza të tjera janë arrestuar në kushtet e flagrancës, pas një operacioni në një objekt që veç masazhit ofronte dhe shërbime prostitucioni. Mbi 4 milionë lekë të vjetra janë sekuestruar.

Gjithashtu, referuar njoftimit zyrtar bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë një vajzë 31 vjeçe që punonte në këtë qendër, si dhe katër djem që janë kapur si klientë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thotë Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

– Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...