“Popullsia shqiptare po tkurret, së shpejti nuk do na duhen më shkolla, por azile”

Date:

- Advertisement -

Popullsia shqiptare po tkurret dhe shkolla po boshatisen. Kjo situatë vjen për shkak të nivelit të lartë të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë. Sipas të dhënave të INSTAT në fakt vitin e shkuar pati vetëm 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë.

Kemi të bëjmë me rënie drastike që nuk po ndalet. Në lidhje me këtë çështje ka folur në një intervistë televizive, pedagogia Eris Dhamo. Ajo shprehet se, me kalimin e viteve në Shqipëri do na duhen më shumë azile dhe më pak shkolla.

“Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe, por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve.” Kjo pasi shumë shpejt popullsia do të shkojë drejt kësaj nevoje”, thotë Dhamo.

Më tutje ajo theksoi se kjo situatë vjen nga fakti që të rinjtë shqiptarë krijojnë familje jashtë vendit.

“Ne përgatisim sot prindër për Europën. Kjo është një frikë tjetër. E dimë sot këtë fakt? Jo. e kemi ditur që në fillesat e emigracionet dhe frikën që do të shpërbënte konceptin e familjes”, thotë Dhamo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...