Portieri Sina është shumë i talentuar, ja e vërteta për Brajan Grudën dhe Roko Vatën

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka dalë në konferencën për mediat pasi publikoi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e qershorit.

Trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeçarë komentoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar, si edhe deklaroi që është i lumtur për ftesën e Simon Simonit dhe Medon Berishës në listën paraprake të Kombëtares A për Kampionatin Europian. Gjithashtu ai tregoi edhe se si Antzelo Sina pranoi ftesën për të ardhur në Kombëtare, ndërsa shtoi se rinisja e ndeshjes ndaj Malit të Zi në minutën e 27-të mund të jetë e vështirë për lojtarët.

them që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe lojtarët duhet ta dinë shumë mirë që nuk kemi shumë kontigjent për këtë ndeshje dhe duhet të japin të gjithë maksimumin.

Ndeshja do të rinisë aty ku u ndërpre, sa rritet shkalla e vështirësisë? – Nuk mendoj se përbën shumë problem për mua, por për lojtarët edhe mund të jetë pak e vështirë, pasi janë të rinj. Ndonjëherë vijnë me vështirësi, problem me brezin e ri. Ka disa nga ata që vijnë me veshtirësi, pavarësisht se në Kombëtare nuk vjen njeri me detyrim. Mbaj mend kur ne merrnim ftesën për të luajtur me Kombëtaren, nuk na zinte gjumi, por kohët kanë ndryshuar. Flamuri duhet të vlerësohet, siç e kanë vlerësuar ata që luajnë në ekipin A që janë kualifikuar sot, si Cikalleshi, Uzuni, Muja apo Muçolli, të cilët edhe pse nuk janë pjesë, përsëri e respektojnë vendimin e trajnerit. Në këtë ditë të vështirë në të cilën jemi ne, duhet të kishim të gjithë lojtarët. Për sa i përket formës së lojtarëve, ata kanë luajtur para 20 ditësh, dhe kur luan për Kombëtaren, adrenalina rritet, motivacioni bëhet shumë i madh dhe mund të përballohet ndeshja pa asnjë problem.

Gruda, Hasa e Vata, mos ndoshta Kombëtarja U-21 nuk mjafton? – Patjetër që ne bëjmë punën tonë. Po të shikojmë lojtarët që ka ekipi A sot, kanë ardhur në ekipet zinxhirë të kombëtares së Shqipërisë. Kështu që është bërë një punë e mirë mendoj unë, secili nga ekipet e simodos Drejtoria e Ekipeve Kombëtare, në skautim dhe në kontakt me të gjithë lojtarët që janë jashtë. Këta që përmendi ju mos kujtoni se nuk janë kontaktuar. Të gjithë janë kontaktuar, nuk ka lojtarë shqiptarë që nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjithsesi është zgjedhje personale pastaj, zgjedhje me zemër që secili e bën si të dojë. Ne është luks t’i kemi në ekip ato emra që thatë ju, por është zgjedhje e tyre personale. Nuk kam çfarë them për këtë. Kur bëhet fjalë për një talent shumë të madh e kuptoj që mund të shkosh në Kombëtare A direkt. Pastaj kur bëhet fjalë për një lojtar, le të themi shumë i mirë, ka potencial, zhvillimi tij mund të jetë shumë i mirë por nuk e dimë. Kështu që duhet ta tregojë njëherë veten te moshat e Shqipërisë, sidomos tek ekipi U-21. E kemi parë kohët e fundit sa lojtarë kanë ikur nga ekipi U-21 tek ekipi i parë, pafund. Kështu që në radhë të parë duhet të vijnë këtu, pastaj atje”.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related