Prapaskenat nga Turqia/ Gallatasaraj ishte gati të blinte Manajn, zbulohen emrat e dy klubeve të La Liga dhe një saudite që duan sulmuesin

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj është kthyer në këtë sezon ë surprizën e vërtetë të kampionatit turk, ku po shkëlqen me fanellën e Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjë duke shënuar 17 gola në kampionat, për të ndjekur Xhekon e Ikardin të cilët janë të vetmit që kanë shënuar më shumë se ai në këtë edicion.

Paraqitjet e tij kanë bërë që për Manajn të ketë interesim nga klubet më të mëdha në Turqi e jo vetëm. Mediat turke kanë bërë të ditur se Gallatasaraj ka shfaqur interesim konkret për Manajn, duke e cilësuar si një lojtar i cili mund të përforconte repartin e avancuar përkrah një emri si Mauro Ikardi.

Por klubi i Stambollit është tërhequr nga gara kur ka mësuar se Sivaspor është i palëkundur në kërkesën e 10 milionë eurove për kartonin e tij, pasi nuk është gati të shpenzojë një shifër të tillë për lojtarin shqiptar.

Ndërkohë, mësohet se për Manajn së fundmi kanë shfaqur interes dy klubet spanjolle të Gefafes dhe Majorkës, të dy në La Liga, të cilat duan t’i japin sulmuesit shansin për të treguar veten në elitë. Njëkohësisht, është edhe oferta nga Arabia Saudite i klubit të Al Taee, që ka fonde të mjaftueshme për të bindur lojtarin, nëse ky i fundit do të zgjedhë përfitimet ekonomike para objektivave sportiv në vijimin e karrierës.

Me pak fjalë, kjo do të jetë një verë e nxehtë për Manajn, i cili ndoshta do të bëjë një tjetër ndryshim sa i përket klubit në të cilin do të vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...