Premtoi se nuk do shkonte kurrë te Juventusi, Lukaku arrin marrëveshjen për tre vite me bardhezinjtë

Date:

- Advertisement -

Nga një prej lojtarëve më të respektuar të Interit Lukaku u kthye shpejt në një nga më të urryerit në radhët e zikaltërve. Tradhëtia e parë, ajo e largimit drejt Chelsea-t, u fal nga tifozeria, por besimi i tyre u thye sërish këtë verë. Këtë herë tradhëtia e belgut lë një shije më të hidhur dhe kjo për shkak të ekipit me të cilin ai po negocion prej kohësh.

Bëhet fjalë për Juventusin, rivalin e përjetshëm të Interit dhe njëkohësisht ekipin për të cilin vetë Lukaku ka premtuar se nuk do të luante kurrë. Madje premtimi i fundit ishte vetëm disa ditë më parë. “Nuk do të them kurrë forca Juve”, ishin fjalët që Lukaku i tha tifozëve së fundmi. Por këto fjalë duket se janë harruar shpejt nga lojtari belg.

Fabricio Romano ka bërë me dije se Romelu Lukaku ka arritur marrëveshjen verbale me “Zonjën e Vjetër”. Bëhet fjalë për një bashkëpunim 3-vjeçar mes palëve dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë për të zyrtarizuar gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nuk humbet kohë/ Baba Mondi merr vendimin e parë për shtetin e ri, cakton ambasador

Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi me anë të një...

Trajneri i Barcelonës ndërpret dy herë konferencën, Flik: Nuk jemi nën presion, pse habiteni me Levën?

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka dalë në konferencën...

Debutimi i Mario Mitajt në ekipin e yjeve të Europës, tregon gjithë klasin e tij

Mario Mitaj ka bërë më në fund debutimin e...

Real Madrid e sheh veten si “viktimë” të arbitrave, arsyeja qesharake pse u dënua Modriç: Bëri vëzhgim teknik…

Në ndeshjen kundër Alavesh, lojtarët e Real Madrid morën...