“Premtojnë rritje rrogash dhe i futin tallavanë”, shpërthen Gentian Zenelaj: Politikanët as nuk e kanë idenë për hallet e popullit

Date:

- Advertisement -

Aktori i njohur ihumorit Gentian Zenelaj është shprehur i revoltuar përsa i përket premtimeve elektorale në fushatë.

Ai tha mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, se fushata është degraduar me vetëm dy fjali, premtime për rritje pagash dhe tallava.

Sipas tij asnjë politikan nuk i di hallet e vërteta të qytetarëve, por bëjnë premtime në ajër.

“E kanë nisur me tramvajë me trena me helikopterë, aeroporte dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhen vetëm dy fjali. Vini re vini re, rritje rrogash dhe fut tallavanë. Nuk ekziston më fushatë elektorale fare. Nëse më përpara mund të premtohej një tramvajë jepej me projekt e shifra, sot ka vetëm dy fjali rritje rroge dhe fut tallavanë.

Është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavajë. Populli nëse do ishte njeri, jeton 365 ditë të vitit jo vetëm ditët e fushatës. Këta politikanët shqiptarë jetojnë në flluskë, nuk e kanë idenë çfarë ndodh me popullin, si ja bëjnë qytetarët me këto rroga dhe pensione, japim premtime në ajër”– u shpreh aktori.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Atentati mafioz me tri viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy anëtarë të grupit Bajri, emrat e tyre

Policia ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje...

Rrëfimi “i zjarrtë” i ish-it: Do të rikthehesha në krevat me Alvaro Moratën

Alvaro Morata është sërish në qendër të kronikës rozë...

Gazetarja Topalli: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat

Gazetarja Aida Topalli ka folur në Report Tv atentatin...