Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje mjaft të rëndësishme në Nations League. Me 16 nëntor do të sfidojë Çekinë, ndërsa 3 ditë më pas pret Ukrainën. Sfida këto që luhet në “Air Albania” në orën 20:45.
Përgatitjet për këto përballje do të nisin zyrtarisht ditën e sotme, ku Sylvinho do të presë edhe lojtarët e fundit të bëhen pjesë e këtij grumbullimi. Siç dihet një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur në ambiente e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa ditën e sotme pritet të bashkohen futbollistët që dje mbyllën angazhimet me skuadrat e tyre.
Kujtojmë se aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 2-të në grupin B1 me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Çekia. Nga ana tjetër ukraina mbyll renditjen me 4 pikë. Takime këto shumë të vështira që do të vendosin shumë edhe për fatat e Kombëtares tonë në Nations League.